Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar që Komisioni i Sigurisë Kombëtare të ndërmarrë urgjentisht një hetim për atë që ai e cilëson si “grup të strukturuar kriminal” të drejtuar nga Edi Rama dhe Vlora Hyseni.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha akuzoi qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe të Konventës së Vjenës.
Berisha: Madje edhe kjo është e gjora, dhe nxori në paturpësinë më të madhe jetën private të njerëzve për të krijuar një dominancë tjetër psikologjike. Se si e si t’i ndihmojë mafiozët, banditët, zyrtarët e tij.
Ndaj dhe Komisioni i Sigurisë duhet të kërkojë urgjentisht të ndërmarrë hetim në lidhje me veprimtarinë në shkelje të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës të këtij grupi të strukturuar kriminal, që tani del i kryesuar… në fakt kryetar është Edi Rama, Padrino, por në arrest shtëpie është Vlora Hyseni.







