Jo vetëm në trafikun e armëve. E ftuar në një interviste televizive ekspertja Brisida Shehaj paralajmëron se shumë shpejt do të bëhet publike roli i biznesmenti izraelit, Ron Yeffet, i cili me pushtetin e kryeministrit Edi Rama ka lidhur aq shumë fije në Shqipëri sa njerëzit nuk do e besojnë.
“Sot kemi betejën me publikimet dhe transparencën që dhe SPAK e partnerët ndërkombëtare e të tjerë të mos fshihen më.
Një gjë do ta them. Pas sa kohësh do të shihemi bashkë prapë në emission. Shqiptarët do të shohin të mbledhura bashkë shumë fije përtej armëve. Nëse e mbani mend përgjimin që ai thoshte ne jemi partneri operacional i qeverisë për të bërë punët e pista. Roni Yeffet do të jetë qendra që lidh shumë fije merimange në Shqipëri që nuk mund ti lidhte dot pa pushtetin e Edi Ramës. Do të jetë një rrjet merimange që njerëzit nuk do e besojnë dot. Nuk jemi vetëm tek armët”







