Ballina Aktualitet “Lironi rrugën”/ Tensione që në nisje, demokratët në protestë, përplasje me Policinë...

“Lironi rrugën”/ Tensione që në nisje, demokratët në protestë, përplasje me Policinë para Kuvendit, kjo e fundit kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

94
0

Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.

Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë. Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.

Situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.