Ballina Politika Zbythet Vullnet Sinaj, pas mbledhjes me Ramën ndryshon qëndrim për reformën territoriale

Zbythet Vullnet Sinaj, pas mbledhjes me Ramën ndryshon qëndrim për reformën territoriale

75
0

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën territoriale, duke votuar pro draftit të Partisë Socialiste, ndonëse më herët kishte shprehur rezerva ndaj propozimit.

Në mbledhjen e mëparshme të grupit parlamentar socialist, Sinaj kishte ngritur shqetësime për reformën dhe ishte shprehur kundër saj.

Por duket se në mbledhjen e ditës së sotme në ambientet e Kuvendit me kryeministrin Edi Rama, Sinaj ka ndryshuar qëndrim.

Sinaj raportohet se është shprehur në favor të propozimit për riorganizimin territorial, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Pas ndryshimit të qëndrimit të Sinajt, vëmendja tashmë zhvendoset te deputeti socialist Erion Braçe, i cili është shprehur kundër reformës. Mbetet për t’u parë nëse Braçe do t’i qëndrojë kundërshtimit të tij edhe gjatë votimit në seancë plenare dhe nuk do të pësojë metamorfozën e Sinajt.