Ballina Kronika GJKKO pranon kërkesën e Greta Gjoçit, pezullohet për 1 vit ekzekutimi i...

GJKKO pranon kërkesën e Greta Gjoçit, pezullohet për 1 vit ekzekutimi i dënimit

71
0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjoçit, nënës së një foshnjeje 4-muajshe, duke vendosur pezullimin për një vit të ekzekutimit të dënimit të saj.

Gjoçi është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim përmes call center-ave dhe përfshirje në grup kriminal.

Avokati i saj kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë, pavarësisht bojkotit të vendosur nga Dhoma e Avokatisë, duke argumentuar se bëhej fjalë për një rast specifik, pasi në mes ishte një fëmijë i mitur.

Me vendimin e sotëm, Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen me një vit të ekzekutimit të dënimit ndaj Gjoçit.