Ballina Politika Ja dosjet e SPAK që po “djegin” Bajram Begajn, si e mbajti...

Ja dosjet e SPAK që po “djegin” Bajram Begajn, si e mbajti Edi Rama nën shantazh Presidentin me firmat e pronave ushtarake për të dekretuar Vlora Hysenin dhe cënimi i marrëdhënieve me NATO-n, Artur Meçollari nxjerr detajet “bombastike”

64
0

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka nxjerrë detaje tronditëse mbi prapaskenat e pronave ushtarake dhe cënimin e sigurisë kombëtare, duke akuzuar drejtpërdrejt Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Sipas Meçollarit, firmat e Begajt gjatë kohës si Shef i Shtabit të Përgjithshëm për tjetërsimin e bazave strategjike të ushtrisë  përfshirë Sazanin e Pashalimanin  ndodhen nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe po përdoren nga Rama si mjet shantazhi politik.

Kjo trysni thekson z. Meçollari gjatë një interviste për gazetën “SOT”, detyroi kreun e shtetit të dekretonte me urgjencë Vlora Hysenin në krye të SHISH-it, pavarësisht paralajmërimeve të prerë nga partnerët ndërkombëtarë dhe SHBA-të për skandalin e saj të mëparshëm në Kosovë. Arrestimi në detyrë i Hysenit dhe tjetërsimi i hapësirave strategjike i kanë dhënë një goditje të rëndë marrëdhënieve të Shqipërisë me NATO-n, duke cenuar drejtpërdrejt gatishmërinë operacionale të Aleancës.

Tashmë që vendimet e gjykatave kanë vërtetuar shkeljet ligjore dhe sekuestrimin e dhjetëra hektarëve prona ushtarake, Begaj e Rama ndodhen përpara një përgjegjësie të pashmangshme kushtetuese dhe penale për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

-Z. Meçollari, ju keni qenë ndër zërat e parë që keni denoncuar publikisht tjetërsimin dhe nxjerrjen nga plani i përhapjes së pronave ushtarake. Tani që SPAK ka marrë masa dhe sekuestro mbi dhjetëra hektarë prona të Forcës Detare, ku ndodhen hetimet sipas informacionit tuaj? A mendoni se përgjegjësia penale ose institucional-kushtetuese rrezikon të mbërrijë deri te Presidenti Bajram Begaj për vendimmarrjet e tij gjatë kohës kur drejtonte Shtabin e Përgjithshëm?

Hetimet për pronat i Forcës Detare, baza detare e Limionit Sarandë, bazën detare të Shëngjinit, dhe pronën 904 në Porto Romano kanë përfunduar. Por, SPAK çuditërisht nuk mbyll hetimet dhe vazhdon “hetimet e thelluara” prej gati gjashtë vitesht, edhe pse sekuestrua preventive është vendosur qysh në shkurt 2023. Një vonesëe e pajustifikuar dhe që ka dështuar në parandalimin e tjetërsimit të pronave të tjera të Forcës Detare. Në të gjitha këto prona gjendet firma e Bajram Begajt në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Për këto prona SPAK ka pyetur në zyrën e tij tre here Presidentin Bajram Begaj, si dhe disa here ish ministrin e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA Bardhyll Kollçaku. Janë pyetur gjithashtu mbi 25 civilë dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastukturës dhe Ministrisë së Financës. Të paktë janë sekuestruarr prej më shume se tre vitesh rreth 20 celularë të personave të përfshirë të niveleve të ndryshme, ushtarakë, civile dhe biznesmen.

Por, prokurorja e SPAK që heton rastet e pronave të Forcës Detare, Z. Kajana, nuk jep asnjë shpjegim pse një hetim i till shtyhet për gati 6 vjetë dhe as nuk më kthen më përgjie mua si kallëzues. Për bazën detare të Limionit kemi katër vendime të gjykatave, GJKKO e Shkallës së Parë dhe GJKKO e Apelit që kanë vendosur shkeljet ligjore të verifikuara. Këto shkelje çuan në sekuestron e bazes së Limionit pasi kanë cënuar sigurinë kombëtare, marrëdhëniet me NATO-n dhe gatishmërinë operacionale të Forcës Detare. Prej tre vitesh në Forcën Detare janë nën sekuestro preventive me vendim të gjykatave dy baza detare, e Sarandës dhe Shëngjinit, me një sipërfaq totale rreth 70 ha. Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese kanë lënë në fuqi këto dy vendime.

Kryeministri Rama, edhe pse sot deklaron në presencë të Ursula von der Layen se “nuk komenton vendimet e gjykatave”, lidhur me bazën detare të Limionit në dhjetor 2024 i konsideroi vendimet e katër gjykatave mbi sekuestron e bazes së Limionit si “skandaloze”. Ndërkohë që SPAK shtynë hetimet pa asnjë arsye prona të tjera të Forcës Detare kanë dale nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes (PVP) për “investitorët strategjike” të Ramës dhe me firmen e Begajt, tashmë President.

Me propozim të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë dale nga PVP 45 ha në Sazanë në interes të Kushner dhe 80 ha në Pashaliman në interes të një biznesmeni Italian. Nxjerrja e 80 ha nga Pashalimani është tejet e rëndë për marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n dhe kapacitetet e Forcës sonë detare dhe NATO-s. Sot baza e Pashalimanit ka vetëm 14 ha, e pamjaftueshme edhe për Forcën tonë Detare. Në tetor 2019 Shqipëria e ofroi NATO-s bazën e Pashalimanit.

Në shkurt 2020 NATO e praoi në parim ofertën dhe nisi studimin. Por, KM Rama në mënyrë të çuditëshme në vitin 2023 i ofroi NATO-s bazë detare në portin e panisur të Porto Romanos, ofertë që nuk u diskutua asnjëherë në NATO. KM Rama prej 2023 deri 2025 dizinformote opinionin publik mbi një bazë të mundëshme të NATO-s në Porto Romano dhe qysh nga viti 2021 nuk e përmendi më ofertën e Pashalimanit për NATO-n.

Për këtë qëllim Rama dërgoi Begaj në prill 2025 në Komandën Supreme të NATO-s për të bindur gjeneral Cavolin për bazën në Porto Romano. Begaj e morri përgjigjen, pasi ishte po general Cavolli që në maj 2021, kur Rama shpalli transformimin e portit të Durrësit në Port Turistik u shpreh se “Porti historrik i Durrësit ka qasje strategjike për Aleancën”. NATO e ka marrë vendimin.

Baza e Pashalimanit, sipas propozimit të Shqipërisë, do të jete bazë logjistike e NATO-s. Barjami në siklet tashmë nuk di si do ta shfuqizojë dekretin e 80 ha që nxorri nga PVP-ja. Sot të gjitha pronat e Forcës Detare janë përfshirë në tjetërsim për korrupsion politik dhe financiar, nën statusin e “investimit strategjik”. Baza detare në Sëngjin, Kepin e Palit, Sarandë, Pashaliman, Porto Palermo, ishullin e Sazanit, prona 904, etj. Por, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qysh në vitin 2015 se pronat e FA në PVP, duke përfshirë dhe të Forcës Detare, janë aset i FA me karakter strategjik.

Barjam Begaj është përfshirë në të gjitha këto shkelje ligjore, si gjatë periudhës kur ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm i FA edhe tani në Presidencë. Në korrik 2025 me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes Parlamenti ndryshoi ligjin, i cili lejon këtë ministri të japi me qira apo dhe koncesion pronat në PVP të Forcave të Armatosura. Pronat në PVP janë kapacitete operacionale dhe nuk mund t’ju ndryshohet destinacioni, kjo e përcaktuar edhe nga Vendimi i GJK i vitit 2015 dhe janë kompetencë e Presidetit sipas një procedure të qarte. Por Begajt, edhe pse ju morrën me ligj kompetencat nga Ministri i Mbrojtjes, në shkelje të ligjit dhe Vendimit të GJK e dekretoi atë ligj. Kaosi në pronat e Forcave të Armatosura nuk është vetëm faktik, por është dhe me ligj, tashmë të dekretuar nga Begaj. Begaj ka firmosur për shume prona dhe është nën hetim nga SPAK.

Barjam Begaj shpreson të shpëtojë me ndihmën e Edi Ramës. Por, i mbyturi të mbyt. Rastet e tjetërsimit të pronave të Forcës Detare tashmë janë provuar me vendim të gjykatave se është cënuar siguria kombëtare dhe Bajram Begaj nuk i shpëton dot gjykimit. Prokurorja Kajana mund ta vonojë mbylljen e hetimeve, por nuk e shpëton dot as Bajram Begajn, as Olta Xhaçkën, as Bardhyll Kollçak dhe të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që ka cënuar rëndë sigurinë kombatare.

-Masa e fundit e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe dyshimet për bashkëpunim apo rrjedhje informacioni te grupet kriminale kanë tronditur piramidën e sigurisë kombëtare. Nisur nga faktet se ajo u shkarkua me debate nga sistemi i inteligjencës në Kosovë përpara se të emërohej në Shqipëri, si e vlerësoni procesin e verifikimit të figurës së saj? A mban përgjegjësi politike e kushtetuese dyshja Rama-Begaj që e emëroi atë në krye të inteligjencës shtetërore?

Arrestimi në detyrë i drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni është ngjarja më e rëndë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por jo e vetmja. Tjetërsimi i pronave të FA, rasti TIMS, rasti AKSHE, KAYO, etj, janë cënime të vijueshme të sigurisë kombëtare, për të cilat Barjam Begaj nuk e mblodhi këshillin e Sigurisë Kombëtare. Edhe në rastin e Vlora Hysenit mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e cilësoi si një takim për “çështjet aktuale”. Arrestimi i Vjosa Hysenit është unikal në historinë e NATO-s, por KM Rana e konsideron një rast normal, pasi ka ndodhur sipas tij edhe në vende të tjera të botës.

Po ka ndodhur në Uganda, Pakistan, Sudan, etj. Por, thelbi qëndron diku tjetër. Kujt i kanë shkuar informacionet e Vlora Hysenit? Në dorë të kujt ka rënë arkiva e TIMS-it? Në dorë të kujt kanë rënë komunikimet elektronike të pothuajse gjithë shtetit dhe që administrohen nga AKSHI? Kanë rënë në dorë të të grupeve kriminale ose armiqëve të Shqipërisë. Grupet kriminale dhe të korruptuarit nuk kanë atdhe. Atdheu i tyre është paraja, pavarësisht kush e paguan. Armiqë sot zotëvrojnë sekrretet i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Bajram Beggaj si kryetar I Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nuk duhet ta kishte nënverësuar rastin Vlora Hyseni, por duhet ta kishte parë atë së bashku me rastet e mëparëshme. Si person i cili ka cënuar me firmat e tij sigurinë kombëtare në çështjen e pronave të FA, fati i tij sot është në dorë të drejtësisë dhe i njëjtë me të Edi Ramës. Situata e sotme ka nevojë për një vlerësim të plotë lidhur me dëmin e shkaktuar nga rrjedhja e informacionit në SHISH, AKSHI si dhe Policinnë e Shtetit, dhënia e çerrtifikatave të sigurisë, informacionet e të dhënave të marra nga TIMS, dëëmitimi i kapaciteteve të FA, informacionet e rjedhura nga disa databaza kombtare të lidhura me e-Albania ose jo, etj.

Të gjitha këto raste tregojnë cënimin e sigurisë Kombëtare në vijimësi, të lidhura me njëra-tjetrën dhe të mirëorganizuara. Vlora Hyseni nuk ishte një agjente e thjeshtë e SHISH, por drejtoresha që zotëronte informacion të klasifikuar kombërar, të NATO-s, BE dhe parnerëve tanë. Analiza duhet të fokusohet edhe në vlerësimin e dëmeve dhe ka shkaktuar ndaj NATO-s dhe partnerëve. NATO në praktikën e saj në këto lloj situatash merr masa deri në pezullimin e shkëmbimit të informacionit të klasifikuar. KM Rama dhe Presidenti Begaj e dine mire dëmin që ka shkaktuar Vlora Hyseni, prandaj nuk kanë interes të bëjnë një vlerësim të plote. Vlora Hyseni ishte një emërim i diskkutueshëm qysh në krye të herës.

Ajo ishte shkarkuar më parë nga drejtimi dhe u përjashtua nga Agjensia e Informacionit të Kosovës. Shkarkimi i saj, nuk ishte për çështje administrative, por sigurie. Ai nuk u kontestua nga aleatët e Kosovës, por kjo nuk e ndaloi Edi Ramën ta propozoi në krye të SHISH dhe Barjam Begajn ta dekretoi. Arrestimi i Vlora Hysenit nuk mund të shihet i shkëputur nga shkarimi i saj në Kosovë dhe për këtë Edi Rama dhe Barjam Begaj kanë përgjegjësi.

Po ashtu, sipas procedurave të certifikimit, është e paqartë a ka marre DSIK një vlerësim të saj nga Kosova përpara pajisjes me certificate sigurie. Partnerët, kryesisht amerikanë, e kanë këshilluar Begajn mos ta dekretojë Hysenin në drejtimin e SHISH, por dosjet e Begajt gjatë periudhës që ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm i FA për pronat, në dorën e Edi Ramës, ishin një presion më i forte se këshillat e partnerëve.

Edi Rama dhe Bajram Begaj janë përgjegjësit kryesot të emërimit të Vlora Hysenit në krye të SHISH, një person pa besushmëri për drejtimin e SHISH, kontrollin dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar kombëtar dhe ndoshta dhe të partnerëve. Vlora Hyseni ka dëmtuar rëndë besueshmërin e SHISH edhe tek partnerët, si dhe moralin dhe motivimin e punonjëve të përkushtuar të tij.

Intervistoi: Rigels Seliman