Ballina Kronika SHIJAK/ Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro.

SHIJAK/ Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro.

199
0

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 32 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.