Ballina Aktualitet Shpërthimi në Gjirokastër, zbardhen detaje: 300 gramë tritol në makinë, i plagosuri...

Shpërthimi në Gjirokastër, zbardhen detaje: 300 gramë tritol në makinë, i plagosuri është djali i një ish-prokurori

166
0

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si ‘Çilo Hunderri’, si dhe mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gram.

Ndërkohë Erigels Mela ka pasur të atin prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe momentalisht e ëma e tij, Mimoza Mela, punon si sekretare në këtë Prokurori.