Në dy edicionet e fundit të Chicago Marathon, Amos Kipruto ishte ngjitur në pod, por jo në vendin më të rëndësishëm të tij. Në 2024-ën ishte atleti i tretë më i shpejtë ndërsa vitin e kaluar i dyti më i shpejtë, por këtë vit arriti që të shpallej fitues falë kohës 2:01:09.
34-vjeçari arriti të kurorëzonte ëndrrën për të fituar njërën prej gjashtë maratonave kryesore të globit në mënyrën më të mirë të mundshme duke dominuar që në kilometrat e para.
Ritmin e tij tentoi ta mbante kampioni i vitit të kaluar, Jacob Kiplimo, i cili nuk ia doli të rezistonte gjatë. 25-vjeçari nuk mundi që të ruante hapin e kenianit madje edhe pagoi shtrenjtë vendimin për ta ndjekur pasi përfundoi garën në vendin e katërt.
Falë kohës që vendosi në Chicago, Kipruto bëhet maratonomaku i gjashtë më i shpejtë në historinë e atletikës. Ai këtë vit mori pjesë edhe në London Marathon, të cilën e mbylli me kohën 2:01:29. A.V.
Garuesit elitarë meshkuj:
Amos Kipruto (KEN) — 2:01:09
Tadese Bikila (ETH) — 2:02:56
Milkesa Mengesha (ETH) — 2:03:46
Jacob Kiplimo (UGA) — 2:04:18
Boki Diriba (ETH) — 2:05:01
Daniel Mateiko (KEN) — 2:05:23
Clayton Young (USA) — 2:05:23
Charles Hicks (USA) — 2:05:35
Akira Akasaki (JPN) — 2:05:48
Vincent Mauri (USA) — 2:06:46
Galen Rupp (USA) — 2:06:54
Garueset elitare femra:
Hawi Feysa (ETH) — 2:13:33
Sharon Lokedi (KEN) — 2:14:07
Brigid Kosgei (KEN) — 2:14:55
Mary Ngugi-Cooper (KEN) — 2:17:23
Joan Jepkosgei Kilimo (KEN) — 2:18:38
Isobel Batt-Doyle (AUS) — 2:20:38
Emma Grace Hurley (USA) — 2:20:47
Degitu Azimeraw Asires (ETH) — 2:21:00
Magdalyne Masai (KEN) — 2:21:11
Loice Chemnung (KEN) — 2:21:19
12. Dakotah Popehn (USA) — 2:24:00







