Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter “Flynn” White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare. Ai u gjet i pajetë të hënën në banesën e tij në Brownsville, Teksas.
Sipas TMZ, dyshohet se aktori i ka dhënë fund jetës, por autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht shkakun e vdekjes. Hetimet vazhdojnë dhe pritet kryerja e autopsisë.
Mitte u bë i famshëm në moshë adoleshente, kur interpretoi djalin e Walter White, personazhit kryesor të “Breaking Bad”, të luajtur nga Bryan Cranston. Aktori jetonte me paralizë cerebrale, një gjendje që e kishte edhe personazhi i tij në serial.
Lajmi ka tronditur kolegët e tij. Bryan Cranston, babai i tij në ekran, u shpreh thellësisht i pikëlluar, duke kujtuar se e kishte njohur Mitte kur ishte vetëm 14 vjeç dhe se e kishte parë të rritej e të shndërrohej në një aktor të talentuar.
Përtej karrierës në Hollivud, Mitte ishte një zë i rëndësishëm për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe për përfaqësimin e tyre në industrinë e filmit.
Vetëm pak ditë para vdekjes, ai ishte shfaqur në publik me kolegun e tij nga “Breaking Bad”, Luis Moncada, gjatë një aktiviteti në New Mexico.







