Ballina Aktualitet Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Financave, futen në ambientet e brendshme,...

Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Financave, futen në ambientet e brendshme, djegin orenditë

90
0

Ka agravuar protesta e cila është zhvendosur tashmë  te Ministria e Ekonomisë.

Protestuesit kanë arritur të thyejnë derën dhe të futen në ambientet e brendshme, teksa kanë nxjerrë orenditë dhe u kanë vënë flakën.

Ndërkohë jashtë saj, i është vënë flaka koshave të mbeturinave dhe tabelave reklamuese.

Tensionet në kryeqytet kanë përfshirë një tjetër zonë kyçe, teksa forcat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndërhyrë pranë Ministrisë së Financave.

Në këtë zonë ka pasur hedhje të gazit lotsjellës nga efektivët e FNSH-së për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit kanë vazhduar të mosr tërhiqen, duke u kundërpërgjigjur me gurë dhe sende të ndryshme rrethanore ndaj forcave të rendit.

Nga ana e tyre, trupat e FNSH-së janë përgjigjur vetëm me hedhjen e gazit lotsjellës për të mbajtur situatën nën kontroll.