Ballina Opinion Tirana më shumë se kurrë ka nevojë që sot të ngryset si...

Tirana më shumë se kurrë ka nevojë që sot të ngryset si Bukureshti i dhjetorit ’89

179
0

Nga Adriatik Riza Dosti

Tirana më shumë se kurrë ka nevojë që sot të ngryset si Bukureshti i dhjetorit ’89… në mënyrë që nesër të gdhihet si Tirana që ëndërrojmë të gjithë… shtëpia e përbashkët paqësore e të gjithë shqiptarëve.

Kur revolucionet paqësore nuk e arrijnë dot qëllimin e tyre, janë revolucionet e dhunshme që detyrohen ta vendosin drejtësinë në vendin e duhur.

Rama nuk e jep dorëheqjen për 2 arsye…

… Së pari, sepse po dha dorëheqjen… me ç’i ka bërë atij vendi e atij populli, e di fort mirë se ç’e pret, ku shkon e si do të përfundojë.

Dhe së dyti, njëjtë si në atë që thotë populli… jep 5 lekë e hyn në valle e jep 500 e nuk del dot.

Pra, edhe të dojë të largohet, s’e lënë ata që e sollën në krye e të cilëve ka 14 vjet që u shërben qenërisht.

Sorrat e Ramës nuk trembin më e nuk bindin kënd… e kam fjalën për ministrat e deputetët që Rama i ka detyruar të dalin e të thonë publikisht diçka për gjithë ç’ka po ndodh në Tiranë e në krejt Shqipërinë këto ditë.

Por, fatkeqësisht, Taua, Peleshi, Demua, Ogerta, Kumbaro, Koçiu, Ibrahimaj, Gonxhe etj., duket më së shumti se flasin me veten sesa me popullin e tyre, pasi të hyjnë mes tij e të flasin me të, siç është për të folur, nuk ua mban b…a.

Më erdhi për të qeshur kur lexova dje se Barom-hashurja kishte bërë thirrje për ndalim të dhunës… dhe ftonte që të merreshim vesh, të ulemi e të bisedojmë e ta zgjidhim gjithçka përmes dialogut… hahaha.

Sa mirë do të ishte që shqiptarët asaj thirrjes «ky në burg e ai në burg» t’i shtojnë edhe emrin e Baromit…

Shqiptarë, motra e vëllezër, i vetmi shpëtim i yni është… t’i vëmë zjarrin atij që po djeg Shqipërinë… e jo qyteteve tona.

T’i shporrim nga aty ku janë atë e ato që na katandisën deri në këtë farë derexheje.

Dhe ata kanë emër… Rama e banda e tij kriminale në pushtet.

Policë kriminelë… larg duart tuaja të ndyra prej fëmijëve tanë, prej studentëve tanë… prej shqiptarëve në tokën e Atdheun e tyre.

Hiqini kapelet e zhvisheni atë lloj uniforme tashmë të bërë pis sa më s’ka… e bashkojuni popullit tuaj… e mos mbroni më ata që, për karriget, bythët e pasuritë e tyre milionëshe, po ju përdorin si mish për top… e realisht po i vënë zjarrin krejt Shqipërisë.

Se Zoti vetë e tha me gojë… që kombe shuhen përmbi Dhe…

Por Shqipëria do të rrojë… për të, për të luftojmë ne.