Ballina Politika Ina Zhupa publikon videon: Policë civilë hipin në makina policie pas vandalizmit...

Ina Zhupa publikon videon: Policë civilë hipin në makina policie pas vandalizmit në QS. Skenar për të frikësuar studentët e terrorizuar prindërit

104
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj xhamave të Qytetit Studenti, duke publikuar një video ku, shfaqen persona me rroba civile që largohen me shpejtësi drejt një makine policie pas aktit vandal.

Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor Policinë e Shtetit si instrument frike dhe presioni për të frikësuar studentët, për të terrorizuar prindërit dhe për të shuar protestën e të rinjve.

“Studentët nuk i tremb dot me skemat e tua. Prindërit nuk i mashtron dot me vandalizëm të organizuar”, shprehet Zhupa, e cila e mbyll reagimin me thirrjen për dorëheqjen e Ramës.