Ballina Kronika SKANDAL/ Policia Durrësit si bandë “çetnikësh”. Arrestime studentësh në lokalet pranë UAMD

SKANDAL/ Policia Durrësit si bandë “çetnikësh”. Arrestime studentësh në lokalet pranë UAMD

241
0

Policia e Durrësit ka nisur zbatimin e planit të masave që duket se i ngjan më shumë një operacxioni terrori nga një bandë çetnikësh dhe jo policia e shtetit që duhet të garantojë sigurinë e qytetarve.

Ngjarjeve të paprecedentë regjistruar në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej, po edhe pikave të tjera i është bashkuar edhe policia e Durrësit, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një plan masash terrori dhe friksimi të qytetarve dhe sidomos të studenteve. Siç e shini edhe nga pamjet filmike një ndalim i paprecedentë ka ndodhur në një nga lokalet pranë godinës së UAMD në Spitallë. Ndërsa qëndronin në kafe, të qetë dhe pa asnjë indicia dhune apo edhe proteste, dy student merren me dhunë, pa asnjë komunikim dhe shoqërohen në polici.

Ngjarja në mëngjesin e sotëm në UAMD tregon qartë për një plan të mirëorganizuar jo vetëm në Tiranë po edhe në Durrës që ka si synim ushtrimin e terrorit dhe frikës te studentët, por fatkeqësisht këtë radhë jo nga militantë apo patronazhistë, por për fat të keq ata që paguhen nga taksat e qytetarve, madje edhe nga prindërit e atyre dy studentëve. Policia Durrësit që ka kohë që tregon herë pas here se është në shërbim të qeverisë dhe duke fshehur krimin kur i kërkohet nga politika, madje deri në atë shkallë saqë efektivë policië drekojnë me njerëz në kërkim nga SPAK dhe madje ndodh edhe plagosje.