Ballina Kulturë Muzeu Van Gogh hap ekspozitën më të madhe të Whistlerit në Evropë...

Muzeu Van Gogh hap ekspozitën më të madhe të Whistlerit në Evropë pas 30 vjetësh

101
0

Muzeu Van Gogh në Amsterdam ka hapur më 16 tetor një ekspozitë të madhe kushtuar piktorit amerikan James McNeill Whistler, duke sjellë për publikun retrospektivën më të gjerë evropiane të veprave të tij në tri dekadat e fundit.

Ekspozita, e titulluar “Whistler: Dandy and Disruptor”, është e para e këtij lloji në Holandë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 janar 2027.

James McNeill Whistler (1834–1903), piktor dhe grafik amerikan, konsiderohet një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XIX, i njohur për qasjen e tij novatore ndaj ngjyrave, dritës dhe atmosferës në pikturë.

Sipas Muzeut Van Gogh, Whistler besonte se arti, ashtu si muzika, duhet të ngjallë emocione dhe atmosferë, duke ndikuar kështu në zhvillimin e artit modern.

Për shkak të pikëpamjeve të tij të pazakonta për kohën dhe qëndrimeve të hapura, artisti shpesh hynte në konflikte me kritikët dhe porositësit e veprave të tij.

Whistler ishte bashkëkohës i Vincent van Goghut, i cili e admironte krijimtarinë e tij. Të dy artistët ndanin interesimin për artin japonez dhe eksperimentonin me mënyra të reja të shprehjes artistike.

Ekspozita është organizuar nga Muzeu Van Gogh dhe The Mesdag Collection, në bashkëpunim me Tate Britain.

Paralelisht, në koleksionin Mesdag në Hagë po zhvillohet ekspozita “Whistler: Loving the Netherlands”, e cila përqendrohet në vizitat e artistit në Holandë dhe në veprat që ai realizoi gjatë qëndrimeve të tij atje. Ekspozita në Amsterdam do të jetë e hapur deri më 10 janar 2027.