Ballina Sport Haaland nuk ndalet, Manchester City regjistron shtatë fitore radhazi

Haaland nuk ndalet, Manchester City regjistron shtatë fitore radhazi

76
0

Manchester City po kalon një periudhë fantastike sa i përket rezultateve në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në kampionat, duke e mposhtur kësaj radhe Ipswich Townin me rezultat 3:2.

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka treguar edhe një herë klasin e tij, duke shënuar dy gola dhe duke vazhduar të kryesojë listën e golashënuesve në Premier League me nëntë gola.

Për Manchester Cityn shënuan Foden (19’) dhe Haaland (34’, 69’), ndërsa për Ipswich Townin realizuan Maeda (21’) e Flemming (90’ – nga penalltia).

Me këtë fitore, Manchester City kryeson tabelën me 21 pikë, ndërsa Ipswich Town renditet në vendin e dhjetë me nëntë pikë.