Një fëmijë i mitur është plagosur gjatë ditës së sotme në zonën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë.
Nga pamjet që qarkullojnë, fëmija shfaqet i gjakosur dhe duket i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Dyshohet se mund të jetë goditur me plumb gome nga policia, por rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar se si është plagosur i mituri dhe çfarë ka ndodhur konkretisht në momentin e incidentit.







