Ballina Aktualitet Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën policore ndaj protestuesve, tre dosje...

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën policore ndaj protestuesve, tre dosje penale

46
0

Prokuroria e Tiranës informoi sot se, mbi bazën e referimeve të AMP-së, ka nisur në 3 raste hetime penale ndaj punonjësve të policisë.

Sipas Prokurorisë, po hetohet rasti i shoqërimit të djalit që iu thye këmba dhe u shoqërua teksa ishte në gjendje të pandërgjegjshme. Gjithashtu, është nën hetim edhe rasti i Muhamet Skanës, që u godit teksa ishte i rrëzuar para Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa një dosje e tretë është çelur për verifikimin e veprimeve të të gjithë punonjësve të policisë.