Ballina Kronika DURRES/ I dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim...

DURRES/ I dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim

86
0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-J. K., 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.