Ballina Politika Rama kërcënon studentët se nuk do t’i lejoje të hipin në tren…Shqipëria...

Rama kërcënon studentët se nuk do t’i lejoje të hipin në tren…Shqipëria nuk ka trena, po Drejtor Hekurudhe

109
0

Në vijim të propogandes së tij prej ditësh ndërsa po i dridhet pushteti që do të mund ta çojë para drejtësisë, Edi Rama ka tentuar sot të kërcënojë përsëri studentët, pikërisht me drejtuesit e bankave, ku dekor i është bërë Guvernatori Sejko. Pasi ka monologuar për minuta e minuta, pasi ka thënë se të gjithë mbajnë përgjegjësi për ata që gjuajnë policinë, ndërsa ai vetë nuk mban përgjegjësi për ata që i ka në burg dhe hetim dhe i emëroi vetë, gjëja e parë më qesharake ka qenë jo vendi që kishte zgjedhur për ta bërë këtë, Banka e Shqipërisë, duke i qarë hallin se i janë shkaktuar dëme të shumta.

Në vend që të fliste për atë që po ndodh me euron e cila ka vënë në alarm biznese të tëra dhe po jep pasoja të rënda edhe te qytetarët e thjeshtë që ju vijnë të ardhura nga fëmijët e tyre, ka bërë atë që bëri para policisë, para mësuesve e pedagogëve që i josh me shpërblime me taksat e shqiptarve nga buxheti shtetit, sot për të bërë politikën e tij, për të kërcënuar dhe shantazhuar zgjodhi guvernatorin dhe drejtuesit e bankave.

Gjëja e dytë që të bën për të qeshur është fakti se ai ka kërcënuar nga ky takim se nuk do ti lejojë studentët të hipin në tren. Në fakt duhet të kishte thënë se kur do përfundojë hekurudha që e ka premtuar që në vitin 2024 si starit e saj, ndërsa vazhdon të grabisë miliona dhe as që mund të hapet edhe për shumë kohë. Ajo që duhet të kishte thënë është fakti se Shqipëria nuk ka tren, por tre vagona që lëvizin si karroce dore. Shqipëria ka drejtor Hekurudhe po jo trena!