Ballina Politika Grushte dhe tensione në Kuvend! Noka tenton t’u heqë kartonat socialistëve, përplasje...

Grushte dhe tensione në Kuvend! Noka tenton t’u heqë kartonat socialistëve, përplasje mes deputetëve

34
0

Debate, tensione e përplasje verbale mes deputetëve në Kuvend.

Partia Demokratike ka kërkuar që të diskutohet dhuna ndaj studentëve, ndërsa Peleshi kaloi në votim pa diskutim.

“Lironi studentët” kanë qenë edhe thirrjet gjatë seancës plenare nga deputetë të PD.

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Situata është tensionuar gjatë drejtimit të seancës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar t’u heqë kartonat e votimit deputetëve socialistë.

Ky veprim ka sjellë përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, duke shkaktuar momente tensioni në sallën e Parlamentit.