Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo nuk duhet të jetë e ndikuar nga politika apo interesat e pushtetit, por duhet të mbrojë në mënyrë të pavarur Kushtetutën.
Në një postim në Facebook, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Osmani ka nënvizuar se legjitimiteti i demokracisë varet nga drejtësia e pavarur dhe respektimi i rendit kushtetues.
“Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as zgjatim i politikës, as peng i interesave të pushtetit, por gardiane e pavarur e Kushtetutës”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se drejtësia duhet t’i shërbejë Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve, pa iu nënshtruar ndikimeve politike.
“Legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia që nuk i nënshtrohet politikës, por i shërben vetëm Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve”, ka deklaruar presidentja.
Gjykata Kushtetuese është institucioni që garanton respektimin e Kushtetutës dhe shqyrton çështjet kushtetuese në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.







