Ballina Aktualitet Ergys Verdho paraqitet në SPAK, drejtori i Hekurudhës Shqiptare pranon se ka...

Ergys Verdho paraqitet në SPAK, drejtori i Hekurudhës Shqiptare pranon se ka dhënë dorëheqjen

48
0

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, mbërriti këtë të premte në ambientet e SPAK. Teksa kapërcente pragun e institucionit, Verdho pranoi se ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Një prej njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut, që është në krye të Drejtorisë së Hekurudhave, në një kohë që në Shqipëri trenat nuk funksionojnë, iu bind ultimatumit të kryeministrit Edi Rama që të gjithë drejtorët duhet të paraqesin dorëheqjen.

Dhe Verdho nuk kishte si të bënte përjashtim, por firmosi dokumentin.

Deri më tani, pjesa më e madhe e drejtorëve të institucioneve qendrore kanë paraqitur dorëheqjen dhe, referuar burimeve, ata do t’i nënshtrohen një vlerësimi dhe më pas Edi Rama do të vendosë për fatin e tyre, nëse do t’i rikonfirmojë në detyrat që mbanin apo do t’i largojë.