Ballina Aktualitet Turisti humbet gjatë eksplorimit të fshatit në Himarë, policia nis operacionin e...

Turisti humbet gjatë eksplorimit të fshatit në Himarë, policia nis operacionin e kërkim-shpëtimit

48
0

Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, ku është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Raportohet se në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi i huaj raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar në komunikimet telefonike me të.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për lokalizimin dhe gjetjen e tij.