Ballina Aktualitet Përlotet studenti i Mjekësisë: Kam humbur nënën nga kanceri, në Onkologjik mungojnë...

Përlotet studenti i Mjekësisë: Kam humbur nënën nga kanceri, në Onkologjik mungojnë trajtimet

52
0

Një i sapodiplomuar në Mjekësi të Përgjithshme ka shprehur mbështetjen e tij për protestën. Ai kritikoi qëndrimin e mazhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama ndaj protestave, duke u shprehur se shqetësimet e studentëve nuk janë adresuar dhe se ka ardhur momenti për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tij, lëvizja studentore është përballur me përbuzje, pavarësisht karakterit paqësor të protestës. Duke folur për situatën në Onkologjik, i riu ndau edhe përvojën e tij personale, duke treguar se ka humbur nënën nga kanceri i gjakut.

Ai u shpreh se ende ndien se nuk ka mundur të bëjë maksimumin për të, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesat në trajtime dhe kimioterapi.

“Unë jam i sapodiplomuar për mjekësi të përgjithshme, ky ishte solidaritet që mund të ofrojmë sepse kemi parë për mbi 130 ditë me revolucionin e flamingove pame edhe lëvizjen e studentëve që u cilësuar si e dhunshme, por pamë një përbuzje që është ende sot nga pjesa e mazhorancës dhe në veçanti nga kryeministri.

Nuk janë adresuar problematikat që studentët ngrenë.

Ka ardhur momenti që të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jemi në këto problematika sepse kjo mazhorancë nuk e ka bërë atë që duhet të bënte…

Kemi problematikën e Onkologjikut, unë timë më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe nuk e ndjej që kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesë e trajtimeve dhe kimioterapitë që ofrohen”, tha ai.