Kris Jenner ka tërhequr vëmendjen gjatë një daljeje në Romë të premten, ku u shfaq krah vajzës së saj, Kim Kardashian. Në moshën 70-vjeçare, ajo u duk me një pamje dukshëm më të re, ndërsa rezultatet e ndërhyrjes estetike në fytyrë, të cilës iu nënshtrua vitin e kaluar, ishin sërish në qendër të vëmendjes.
Matriarkja e familjes Kardashian-Jenner u fotografua teksa po shkonte drejt dyqanit të markës luksoze Bvlgari. Edhe pse mbante syze dielli të mëdha, pamja e saj e tendosur dhe e lëmuar e fytyrës ishte e dukshme.
Sipas raportimit të mediave britanike, Kris ka kryer një lifting të fytyrës me vlerë rreth 150 mijë dollarë vitin e kaluar, ndërsa rezultatet e kësaj ndërhyrjeje vazhdojnë të tërheqin interesin e publikut.
Për daljen në kryeqytetin italian, ajo kishte zgjedhur një xhaketë rozë nga Chanel, të kombinuar me një veshje në ngjyrë bordo dhe një çantë në të njëjtën nuancë.
Kim, e cila këtë javë ka festuar ditëlindjen e saj të 46-të, i nisi festimet të martën me një organizim familjar në restorantin Baldi, brenda hotelit Waldorf Astoria Beverly Hills, përpara se të udhëtonte drejt Evropës.
Dalja e tyre në Romë ka rikthyer vëmendjen te stili dhe paraqitjet e dy personazheve të njohura, të cilat vazhdojnë të jenë ndër emrat më të komentuar në botën e showbiz-it.







