Ballina Politika Prej ditësh Rama nxjerr karriget për dialog para Kryeministrisë, por shikoni kush...

Prej ditësh Rama nxjerr karriget për dialog para Kryeministrisë, por shikoni kush iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij!

84
0

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka vendosur karrige përpara Kryeministrisë, duke i ftuar protestuesit të ulen për dialog. Por, ndërsa të rinjtë kanë refuzuar ftesën e tij, sot karriget më në fund kanë gjetur përdorim.

Të vetmit që kanë pranuar të ulen në to kanë qenë disa turistë të huaj, të cilët, gjatë vizitës së tyre në Tiranë, kanë shfrytëzuar rastin për të pushuar dhe për të bërë fotografi.

Pamjet tregojnë turistët të ulur në karriget e vendosura për dialogun me protestuesit.

Kështu, pas disa ditësh pritjeje, ftesa e Ramës ka marrë më në fund një përgjigje pozitive. Jo nga të rinjtë që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, por nga turistët që kanë gjetur një vend për t’u çlodhur në mes të Tiranës. Dialogu politik mbetet në pritje. Ai turistik, të paktën, u realizua.