Ballina Politika Berisha: Balla është një kriminel që mbrohet nga SKAP-i partisë, ai meriton...

Berisha: Balla është një kriminel që mbrohet nga SKAP-i partisë, ai meriton vetëm një përgjigje, burgun

54
0

I pyetur nga një qytetar për manipulimet e Taulant Ballës me pamjet e protestave, kreu demokrat tha se, ‘Balla është një kriminel që mbrohet nga SKAP-i partisë, ai meriton vetëm një përgjigje, burgun’.

Tea Devolli: Keni një reagim për manipulimin që bëri Taulant Balla me pamje fake të kishës që digjej, ndërkohë që ato ishin koshat e mbeturinave?

Sali Berisha: Reagimi im është ky: Taulant Balla është një kriminel, të garantoj. Shumë më kriminel se Suel Çela, se Elvis Doçi, se Altin Hajri dhe se shumë të tjerë.

Taulant Balla, i dashur mik, me dëshmi, me procesverbale zyrtare rezulton i regjistruar me numrin e tij, nga regjistruesit me urdhër gjykate se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.  Taulant Balla është më kriminel se secili prej atyre që përmenda, sepse bashkë me Vath Stakën, anëtar i KLP-së sot, kanë liruar me urdhër të Suel Çelës dy terroristë që i vendosën tritolin nën shalë Lulzim Kullës në Shkodër.

Taulant Balla është më kriminel se ata, më trafikant edhe se vete Mond Bego, i cili si toger i Aldo Bares ka bërë nja 17-18 vjet burg, një trafikant madhor droge.

Taulant Balla ka shërbyer si korrier duke përdorur pasaportën diplomatike, i ka shërbyer atij në 57 kalime kufiri për të kaluar ngarkesat e drogës si valixhe diplomatike.

A ju kujtohet ju kur shkoi dhe liroi Rrajën nga komisariati i policisë, sadist që kishte djegur me cigare vajzën?

A i keni harruar regjistrimet ku Bajrët shprehen në telefon se ‘me Taulantin i kemi rregulluar punët’?

Ky është Taulant Balla.

Është më kriminel se këta, por mbrohet nga SKAP-i i partisë.

Ai meriton vetëm një përgjigje: burgun, burgun dhe vetëm burgun për krimet që ka kryer, dhe i garantoj shqiptarët se atje do shkojë.