Ballina Politika ‘Dy standardet e qeverisë’/ Lutfi Dervishi: Gjobat për protestuesit në lekë, shpërblimet...

‘Dy standardet e qeverisë’/ Lutfi Dervishi: Gjobat për protestuesit në lekë, shpërblimet për policët në euro

32
0

Gazetari Lutfi Dervishi përmes një ironie therëse ka parashtruar dy detaje nga deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama.

Ironia qëndron te fakti se gjobat për protestuesit do të jenë në lekë, ndërsa shpërblimet për policët janë në euro.

Me logjikën e qeverisë sipas gazetarit, policia është në stadardet e BE ndërsa protestuesit kanë ende rrugë për të bërë drejt integrimit europian.

“Pra, gjobat për protestuesit do të jenë në lekë, ndërsa shpërblimet për policët në euro!

Me këtë logjikë, sipas qeverisë, policinë e kemi tashmë në standardet e BE-së, ndërsa protestuesit kanë ende rrugë për të bërë drejt integrimit europian…”, shkruan Lutfi Dervishi.