Ballina Aktualitet Me foshnjën 4 muajshe në krah, Ajola Xoxa mbërrin në Burgun e...

Me foshnjën 4 muajshe në krah, Ajola Xoxa mbërrin në Burgun e Fierit

54
0

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur mesditën e kësaj të enjte në ambientet e Burgut të Fierit. Ajo mban në krah foshnjën 4 muajshe, djalin e dytë që ka nga martesa disa vjeçare me Erion Veliaj.

Punonjësit e sigurisë, pasi bëjnë verifikimin konform procedurave standarde, e orientojnë Ajola Xoxën ku duhet të shkojë për të takuar bashkëshortin.

Më herët, mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e Burgut të sigurisë së lartë në Fier ka qenë edhe nëna e Erion Veliaj. Zonja Shqiponja Veliaj u pa e shqetësuar jashtë IEVP, teksa priste të takonte të birin.