Ballina Aktualitet IKMT shemb disa objekte pa leje në Himarë

IKMT shemb disa objekte pa leje në Himarë

50
0

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit këtë të premte ndërhyri në Bashkinë Himarë, duke prishur objekte dhe struktura të ngritura pa dokumentacion ligjor.

Aksioni u përqendrua në zonën e Livadhit, plazhin e Gjipesë, plazhin e Borshit, Piqeras dhe Dhërmi. Siç shihet edhe nga pamjet, aksioni i prishjes ka nisur.