Ballina Sport Olmo dhe Courtois me arritje të rëndësishme

Olmo dhe Courtois me arritje të rëndësishme

45
0

Dani Olmo dhe Thibaut Courtois kanë regjistruar arritje të rëndësishme me skuadrat e tyre. Në Barcelonë, Olmo është nderuar nga klubi dhe shokët e ekipit për arritjen e 100 ndeshjeve me fanellën blaugrana.

Mesfushori e arriti këtë shifër në përballjen e Ligës së Kampioneve ndaj Paris Saint-Germain, por nuk mundi ta festonte në fushë, pasi pësoi një dëmtim të shkallës së parë në aduktorin e majtë. Olmo pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre deri në katër javë.

Në 100 ndeshjet e tij, ai ka regjistruar 67 paraqitje në La Liga, 22 në Champions League, tetë në Kupën e Mbretit dhe tri në Superkupën e Spanjës. Bilanci i tij është 21 gola, ndërsa me Barcelonën ka fituar dy kampionate, një Kupë Mbreti dhe dy Superkupa të Spanjës.

Ndërkohë, te Real Madridi, Thibaut Courtois është pranë një tjetër rekordi historik. Portieri belg pritet të rikthehet në formacion për sfidën ndaj Racing Santanderit, pas mungesës në El Clasico për shkak të një gjendjeje gripale.

Me aktivizimin në këtë takim, Courtois do të barazojë legjendën Miguel Ángel, duke arritur në 346 ndeshje me fanellën e Real Madridit dhe duke u ngjitur në vendin e tretë në historinë e klubit për paraqitjet mes portierëve.

Përpara tij janë vetëm Pako Bujo me 454 ndeshje dhe Iker Casillas, rekordmeni me 725. Në tetë vite në Madrid, Courtois ka fituar dy Champions League, katër tituj të La Ligës dhe disa trofe të tjerë.

Pavarësisht dëmtimeve që e kanë penguar në sezonet e fundit, Reali synon ta mbajë belg-un në skuadër deri në vitin 2028. Një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij mes legjendave të portës madrilene.