Ballina Europë Aksident me autobus në lindje të Francës, dy të vdekur dhe 16...

Aksident me autobus në lindje të Francës, dy të vdekur dhe 16 të lënduar

94
0

Një fëmijë dhe një i ri kanë humbur jetën, ndërsa 16 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e daljes së një autobusi nga rruga në lindje të Francës. Në autobus ndodheshin 43 udhëtarë, përfshirë 15 fëmijë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 të së premtes, pranë qytetit Lent, në rrugën që lidh Lionin me Bourg-en-Bresse. Sipas autoriteteve lokale, autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në anë të saj.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike, ndërsa 13 kanë pësuar lëndime më të lehta. Shoferi gjithashtu është dërguar në spital dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë mbi 100 zjarrfikës dhe ekipet e emergjencës, ndërsa helikopterët mjekësorë janë përdorur për transportimin e të lënduarve rëndë drejt një spitali të specializuar. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.