Ballina Rajoni Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë

Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë

61
0

Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se para plagosjes me armë zjarri, ai është konfliktuar me dy persona të tjerë.

Ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me ngjarjen janë ndaluar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin.

Sa i përket të plagosurit, shtetasit shqiptar, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Attikon, me dy plumba në zonën e barkut.