Ballina Politika Protesta studentore sot/ Rama ironizon tryezën e dialogut: “Destinacion i ri turistik”

Protesta studentore sot/ Rama ironizon tryezën e dialogut: “Destinacion i ri turistik”

53
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish kërkesën për dialog me studentët, teksa këtë të shtunë pritet të mbahet protesta e radhës në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka publikuar pamje nga ftesa në tryezën e gurtë të vendosur para godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka gjetur rastin të ironizojë se tanimë, pas kaq ditësh protestë e kërkesave të përsëritura për dialog, tryeza është kthyer në destinacionin më të ri turistik, ndërsa të rinjtë vijojë thirrjet për dorëheqjen e tij.

“MIRËMËNGJES

dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur”,-shkruan Rama.
Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.