Ballina Politika Vetëm 4 vota diferencë/ Enkelejda Veliu fiton garën për kreun e PD-së...

Vetëm 4 vota diferencë/ Enkelejda Veliu fiton garën për kreun e PD-së Fier, për herë të parë zgjidhet një grua

145
0

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Kandidatja Enkelejda Veliu ka fituar me 196 vota, e pasuar me një rezultat të ngushtë nga Ardian Ferro, me 192 vota.

Në votim morën pjesë gjithsej 834 anëtarë, ndërsa Veliaj fitoi me një avantazh të ngushtë. Të pavlefshme rezultuan 8 vota dhe një tjetër e dëmtuar.

Në mesazhin e saj për demokratët, Veliaj ka shprehur fillimisht falënderimet, por edhe angazhimin për të qëndruar pranë çdo demokrati. Kjo është hera e parë që në krye të PD-së Fier zgjidhet një grua.