Alberto Akuilani është trajneri i radhës që shkarkohet në Seria A. Klubi italian është tronditur pas 5 humbjeve radhazi me 19 gola të pësuar në total. Numri i largimeve në stolin e klubeve të Seria A ndërkohë shkon në gjashtë, ndërsa janë luajtur vetëm 11 javë.
Për Akuilanin ishte eksperienca e parë në Seria A dhe shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Humbja 3-0 ndaj Romës në “Olimpico” vulosi fatin e 42 vjeçarit.
Sasuolo u kthye në tabelë qitje gjatë pesë javëve të fundit. Janë plot 19 gola të pësuar që kanë tronditur klubin.







