Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shpallur Presidenti i Vitit në kuadër të çmimeve Golden Boy.
Ky vlerësim vjen në një periudhë të suksesshme për klubin katalanas, i cili ka vazhduar të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të rikthehet në mesin e forcave kryesore të futbollit evropian.
Laporta është një nga figurat më të rëndësishme në drejtimin e Barcelonës. Si dhe ky çmim përbën një tjetër vlerësim për punën e tij në krye të klubit.







