Ballina Politika ‘Rama, i kapur shah-mat në rastin e Ballukut’, Bardhi shpërthen pas Asamblesë...

‘Rama, i kapur shah-mat në rastin e Ballukut’, Bardhi shpërthen pas Asamblesë së PS: I bëri avokatinë me 82 kartona

39
0

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas mbylljes së punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste. Bardhi ka komentuar deklaratat e Ramës se nuk i është bërë mburojë askujt në PS ndaj drejtësisë, as Ballukut dhe as Veliajt.

overlay-cleverPor Bardhi mendon se Rama është i kapur mat me rastin e ish-zv.kryeministres. Kjo për faktin se mazhoranca e tij i bëri avokatinë korrupsionit të Ballukut me 82 kartona në parlament, për të mos lejuar heqjen e imunitetit pas kërkesës së SPAK.

Reagim i Kryeatrit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

EDI RAMA, SHAH-MAT ME BELINDA BALLUKUN

Në rastin e Belinda Ballukut, Edi Rama është kapur shah-mat. Sado të përpiqet të lajë duart, nuk mund të fshehë përgjegjësinë e tij për operacionin politik të mbrojtjes së Belinda Ballukut nga drejtësia. Nuk duhen fjalët e Edi Ramës për të zbuluar mashtrimet e tij. Mjaftojnë veprat.

82 vota të shumicës së tij qeverisëse, më 12 mars 2026, refuzuan kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut. Kjo është avokatia e Edi Ramës për Belinda Ballukun: jo me fjalë, por me kartonë në Parlament.

Këtë vendim e ka evidentuar edhe Komisioni Europian në raportin e fundit për Shqipërinë, duke ngritur shqetësime serioze për kontrollin dhe balancën ndërmjet pushteteve, si dhe për respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit.

Edi Rama mund të jetë peng i Belinda Ballukut. Mund të jetë në pazar me segmente të SPAK-ut për të ndarë pushtetin e korruptuar, por Shqipëria nuk meriton të mbetet peng i tyre. Rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të mbahet peng nga korrupsioni, mbrojtja politike e Belinda Ballukut dhe pazaret e drejtësisë politike.