Ballina Lifestyle Monika Lubonja rikthen në vëmendje temën e dashurisë jashtë martesës, publikimi i...

Monika Lubonja rikthen në vëmendje temën e dashurisë jashtë martesës, publikimi i saj ngjall diskutime

41
0

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një fragmenti interviste që trajton një temë mjaft të diskutuar: dashurinë jashtë martesës.

Lubonja ka shpërndarë në InstaStory një pjesë të bisedës së studiuesit dhe shkrimtarit Primo Shllaku në emisionin “Se luan Topi”, ku ai ka folur për ndjenjat dhe marrëdhëniet njerëzore.

Gjatë diskutimit, Shllaku është pyetur nëse edhe personat e martuar kanë të drejtë të dashurohen me dikë tjetër.

Përgjigjja e tij ishte se martesa është një kontratë, por nuk mund ta kufizojë shpirtin dhe ndjenjat e njeriut.

“Edhe të martuarit kanë shpirt mor, martesa është kontratë, por nuk asht thamje e shpirtit njerëzor”, ishte një nga deklaratat e tij.

Më tej, ai shpjegoi se dashuria mund të lindë edhe përtej qëllimeve dhe vullnetit të individit, duke argumentuar se njeriu nuk e ka gjithmonë në kontroll atë që ndien.

Fakti që Monika zgjodhi ta publikojë pikërisht këtë fragment ka nxitur interesim dhe komente në rrjetet sociale.

Publikimi vjen disa javë pas polemikave që përfshinë aktoren, pas qarkullimit të pamjeve intime me kompozitorin Adi Hila, çështje që shkaktoi reagime të shumta në publik.

Megjithatë, aktorja nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të drejtpërdrejtë për arsyen e shpërndarjes së videos dhe nuk është e qartë nëse mesazhi lidhet me situatën e saj personale.