Ballina Lifestyle Amanda Holden tërheq vëmendjen në tapetin e kuq, shfaqet me fustan transparent

Amanda Holden tërheq vëmendjen në tapetin e kuq, shfaqet me fustan transparent

41
0

Amanda Holden ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, gjatë një mbrëmjeje bamirësie.

Prezantuesja 55-vjeçare, e njohur për veshjet e guximshme, ka mahnitur të pranishmit me një fustan të zi, të ngushtë pas trupit dhe tërësisht prej dantelle transparente, përmes së cilës dukeshin edhe të brendshmet e saj.

Nëna e dy fëmijëve dukej në formë të shkëlqyer, teksa pozonte para fotografëve dhe vinte në pah linjat e saj trupore, shkruan The Sun.

Holden mori pjesë në mbrëmjen bamirëse “Global’s Make Some Noise Night”, ku ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohur të botës së spektaklit.

Në mesin e tyre ishte edhe Vicky Pattison, 39 vjeçe, e cila u shfaq me një fustan rozë, ndërsa këngëtari Olly Murs, 42 vjeç, dhe ish-ylli i “TOWIE”, Mark Wright, 39 vjeç, zgjodhën kostume elegante për paraqitjen e tyre në tapetin e kuq.

Para se të mbërrinte në aktivitet, Amanda publikoi në Instagram një fotografi me veshjen provokuese, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e saj.