Ballina Ekonomia Dështimi për të frenuar çmimet, inflacioni përshpejtohet në 3.5%, ushqimet shtrenjtohen me...

Dështimi për të frenuar çmimet, inflacioni përshpejtohet në 3.5%, ushqimet shtrenjtohen me 4.4% në Shqipëri!

28
0

Inflacioni në Shqipëri arriti në 3,5% në tetor 2026 sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), që ndjek metodologjinë e Eurostat-it për krahasimet europiane.

Treguesi ishte pak më i lartë se matja kombëtare e INSTAT-it e nxori inflacionin në 3,4% në muajin tetor.. Diferenca ishte më e dukshme te ushqimet dhe pijet joalkoolike, me rritje vjetore të çmimeve prej 4,4% sipas indeksit të harmonizuar dhe 4,0% sipas indeksit kombëtar.

Dy matjet dhanë ritme të ndryshme edhe në krahasimin me shtatorin. Çmimet e konsumit u rritën me 0,8% gjatë muajit sipas indeksit të harmonizuar dhe me 0,5% sipas matjes kombëtare. Për ushqimet dhe pijet joalkoolike, rritja mujore ishte përkatësisht 2,1% dhe 1,2%.

Indeksi i harmonizuar dhe ai kombëtar mbështeten në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, sipas INSTAT-it. Ndryshimet në mbulimin dhe në peshat e shpenzimeve japin norma të ndryshme inflacioni. Në indeksin e harmonizuar, peshat pasqyrojnë shpenzimet e konsumit në territorin e Shqipërisë, përfshirë ato të vizitorëve të huaj.

Inflacioni i harmonizuar u përshpejtua nga 2,7% në shtator në 3,5% në tetor. Ushqimet dhe pijet joalkoolike dhanë 1,53 pikë përqindjeje, ose rreth 44% të inflacionit vjetor të tetorit.

Çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” u rritën me 9,8% dhe i shtuan inflacionit 0,63 pikë përqindjeje. Transporti u shtrenjtua me 6,9% dhe kontribuoi me 0,58 pikë. Të dy grupet patën rritje më të forta të çmimeve, ndërsa ushqimet, për shkak të peshës më të madhe në shportën e konsumit, ndikuan më shumë në normën e përgjithshme.

Sipas krahasimit të publikuar nga INSTAT-i, inflacioni i harmonizuar në Bashkimin Europian arriti në 4% në tetor, kundrejt 3,5% në Shqipëri.

Inflacioni i harmonizuar në Shqipëri arriti në 3,5% në tetor, kundrejt 4,0% në Bashkimin Europian. Sipas krahasimit të publikuar nga INSTAT-i, diferenca ishte 0,5 pikë përqindjeje.

Brenda BE-së, ritmet e rritjes së çmimeve ndryshonin ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

Rumania kryesonte me 7%, ndërsa në Lituani inflacioni ishte mbi 6%. Greqia dhe Italia, dy prej partnerëve kryesorë tregtarë të Shqipërisë, shënuan norma mbi 5%. Në Kroaci, inflacioni ishte gjithashtu mbi mesataren e BE-së.

Në Shqipëri, rritja vjetore e çmimeve u përshpejtua nga 2,7% në shtator në 3,5% në tetor.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 4,4%, duke dhënë kontributin më të madh në inflacionin e vendit. Krahasimi me BE-në mbështetet në indeksin e harmonizuar, të llogaritur sipas metodologjisë së Eurostat-it.