Ballina Sport Musiala kalon një tjetër krizë epileptike gjatë stërvitjes

Musiala kalon një tjetër krizë epileptike gjatë stërvitjes

59
0

Te Bayerni i Mynihut ka shqetësim të madh lidhur me gjendjen e Jamal Musialës.

Sipas “Sky Sport DE”, të hënën e kaluar, lojtari gjerman përjetoi një tjetër episod të ngjashëm me krizat epileptike, incidenti i dytë i këtij lloji në tre muajt e fundit.

Duhet theksuar se 23-vjeçari vuan nga një çrregullim funksional neurologjik, i cili shkakton episode të krizave të mungesës së vetëdijes (të njohura si “absence seizures”).

Pavarësisht kësaj, Musiala ka mundur t’u rikthehet stërvitjeve me ekipin pa ndonjë problem të dukshëm.

Media gjermane raporton se regjimi i mjekimit të yllit të Bayernit po rregullohet dhe optimizohet vazhdimisht, në koordinim të ngushtë me stafin mjekësor të klubit.

Ditët e fundit, Bayerni ka shprehur shqetësim lidhur me të ardhmen e Musialës, duke vënë në dukje:

“Ai mund të mos kthehet në gjendjen që kishte më parë.” Për më tepër, ekziston edhe çështja komplekse e pagës së tij.