Ballina Aktualitet Tensione para Kryeministrisë, policia largon me forcë protestuesit nga trotuari

Tensione para Kryeministrisë, policia largon me forcë protestuesit nga trotuari

35
0

Momente tensioni janë regjistruar përpara Kryeministrisë, ku efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të larguar një grup qytetarësh që po protestonin në trotuar, pranë godinës së qeverisë.

Sipas protestuesve, ata po qëndronin në mënyrë paqësore në trotuar, siç kanë bërë edhe në tubimet e mëparshme, kur efektivët u janë afruar dhe i kanë larguar me forcë nga zona.

Ndërhyrja ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke kërkuar të dinë arsyen e largimit të tyre nga një hapësirë publike.

Protestuesit pretendojnë se policia nuk i lejon të zhvillojnë tubimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa tashmë po i pengon të qëndrojnë edhe në trotuarin përpara Kryeministrisë.

Ata e konsiderojnë ndërhyrjen të pajustifikuar dhe shprehen se veprime të tilla u kufizojnë të drejtën për të protestuar paqësisht.