Ballina Kronika Tre persona morën pjesë në krim/ Atentati në Fier, publikohet fotoja e...

Tre persona morën pjesë në krim/ Atentati në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve pranë banesës së Sel Çamit

27
0

Publikohen pamjet e automjetit që përdorën autorët e atentatit ndaj Selami Hasanit, i njohur si Sel Çami, dhe nipit të tij, Jakup Hasani, në Fier.

Në foto shfaqet automjeti tip “Volvo” pranë banesës së viktimave. Policia e gjeti makinën të djegur pranë rrethrrotullimit të Ndërmenasit, pak minuta pas ngjarjes.

Grupi hetimor dyshon se në atentatin e djeshëm kanë marrë pjesë tre persona. Selami Hasani dhe nipi i tij ndodheshin në oborrin e banesës, ku po punonin tokën.

overlay-clever

Hetuesit kanë administruar gëzhojat që kanë gjetur në vendngjarje, si dhe armët që ndodheshin brenda automjetit të djegur.

Një nga pistat që po verifikon grupi hetimor lidhet me dyshimet se autorët kanë përdorur uniforma policie. Megjithatë, policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë në lagjen “1 Maji” të Fierit, ku banonte Selami Hasani.

Një tjetër pistë e hetimeve lidhet me dyshimet se autorët kishin mbajtur nën vëzhgim me dron Sel Çamin përpara atentatit. Grupi hetimor po verifikon nëse ngjarja lidhet me përplasjet mes grupeve rivale kriminale në Fier.