Ballina Sport Zyrtare/ Jashtë yjet e Cityt dhe United, lista e Anglisë për në...

Zyrtare/ Jashtë yjet e Cityt dhe United, lista e Anglisë për në ‘Gjermani 2024’

433
0

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka lënë jashtë shtatë emra të njohur që nuk do jenë pjesë e Europianit 2024. Nga lista paraprake në atë finale, vihet re se Jack Grealish dhe Harry Maguire nuk do jenë pjesë e finaleve.

Mungesa të tjera janë edhe James Maddison, Curtis Jones, Jarell Quansah, James Trafford apo Jarred Branthwaite. Në Grupin C të Euro 2024 Anglia ka rivalë emra si Danimarka, Sllovenia dhe Serbia, ndërkohë që në letër shihet si skuadra pretendente për të fituar trofeun në Berlin.

Lista e plotë me 26 emra:

Portierët: Pickford, Ramsdale, Henderson

Mbrojtësit:  Walker, Trippier, Gomez, Stones, Dunk, Guehi, Konsa, Shaw

Mesfushorët:  Rice, Mainoo, Alexander-Arnold, Gallagher, Wharton, Bellingham, Eze

Sulmuesit: Saka, Bowen, Foden, Palmer, Gordon, Watkins, Kane, Toney