Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës dhe më pas u kthye në kritiken e tij ka reaguar lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike.
Ndërsa thuhet se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike e cila prej shumë vitesh ka qenë nën ndikimin e të atit, Kokalari s’ka nguruar që të sfidojë hapur Malltezin.
Nga Amerika, aty ku dhe jeton, Kokalari shprehet se nëse Malltezi futet në garë për kreun e PD-së, atëherë ajo do të kthehet në Shqipëri dhe t’i bashkohet garës.
E për këtë dëshirë të saj, Kokalari me ironi i kërkon “mendim” edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Nëse Argita Malltezi Berisha do hyj ne gare për kryetare te PD-se, do kthehem dhe unë te futem ne gare me te. Si thua, Sali Berisha?”, shkruan Kokalari./ Tema








