Ballina Editorial A mund të sjellë ndryshim, shpresë e përmirësim Partia Demokratike e përcarë,...

A mund të sjellë ndryshim, shpresë e përmirësim Partia Demokratike e përcarë, autokratike dhe e pa ndryshueshme?

367
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Se përse Edi Rama dhe qeveria socialiste e korrrupsionit , hajdutërisë dhe e papërgjegjshmërisë vazhdon të qeverisë kjo vjen kryesisht prej gjëndjes mjerane ku ndodhet aktualisht Partia Demokratike e cila politikisht është e asfiksuar nga autokracia, servilizmi, korrupsioni dhe nga pandryshueshmëria.

Nuk u besohet alibive dhe as fantazive të atyre demokratëve, ishdeputetëve dhe deputetëve, as ishshtetarëve e pushtetarëve të Partisë Demokratike, dhe as mediave matrapaze e sahanlëpirëse   të cilët mbështesin ose bëjnë sikur e mbështesin Sali Berishën; nuk u besohet as atyre që duken sikur protestojnë duke djegur disa kopertona apo goma makinash para Bashkisë së Tiranës.

Nuk u besohet se ata e kanë sinqerisht protestën kundër qeverisë, por ata e bëjnë këtë sa për t’u dukur dhe për ta mbajtur sa të munden rreth vetës antarësinë demokratikle dhe vetëm për favore dhe për të ruajtur privilegjet dhe për t’i siguruar dhe mbrojtur politikisht  privilegjet dhe favoret personale, familjare dhe grupale të tyre.

Këtë rezyme të shkurtër të mësipërme po e paraqes unë që vij nga një familje nacionaliste dhe kundërshtare e regjimit komunist, vjen prej një demokrati të hershëm që në vitin 1991, dhe e di se kjo që paraqita më sipër nuk u pëlqen ishkomunistëve dhe ishsigurimsave të shtetit dhe as atyre të zhytur në korrupsion të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar dhe vjelur Partinë Demokratike për interesa personale.

Në Partinë Demokratike, gjatë këtyre 30 viteve ka pasur orvajtje dhe tendeca për devijanca për t’u ndarë e shkëputur nga e kaluara dhe për ndryshimin,  por përfundimisht edhe ata këto i kanë bërë për interesa personale, sepse të gjithë u rikthyen përsëri në PD dhe u bënë shërbëtorë e superservilë të joshjeve dhe të lëmoshave që moren nga pushteti i Berishës, gjë e cila është aktuale edhe sot, kur pavarësisht se Berisha është i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe në arrest shtëpie, superservilët dhe ish të korruptuarit, pra të gjithë ata që ia kanë parë hajrin pushtetit të  Berishës, ai rrethi i ngushtë i perfituesve nga pushteti i tij, pikërisht këta e mbajnë peng dhe e kanë përcarë  Partinë Demokratike vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat, privilegjet dhe  bizneset e tyre që i kanë edhe në bashkëortakëri me pushtetin dhe me  pushtetarët e pushtetit aktual.