20 persona janë paraqitur ditën e sotme në spitalin e Bulqizës. Megjithatë nuk janë raste të një lagjeje apo fshati, por janë të shpërndara dhe po verifikohet situata për të gjetur shkakun.
‘Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.
Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.
Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.’, thuhet në njoftimin e policisë.







