Ballina Politika “Ka vetëhakerim!”- Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, Noka: E goditën se censi nxjerr...

“Ka vetëhakerim!”- Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, Noka: E goditën se censi nxjerr më pak njerëz se ata që kanë votuar

242
0

Noka e ka cilësuar sulmin si “vetëhakerim” nga qeveria, pasi sipas tij të dhënat e censit tregojnë që janë më pak njerëz në vend se ata që kanë votuar në 14 maj.

Deputeti thekson ndër të tjera se rezultatet e censit do të tregonin se “zgjedhjet ishin nul dhe të vjedhura”.

“Ka vetëhakerim sepse në regjistrimin e popullatës, censusi nxjerr që janë më pak njerëz që kanë votuar, dhe po të dalin publike tregon se zgjedhjet kanë bërë ç’kanë dashur qeveria, gjykata, polici, krim i organizuar.

Janë metoda të vjetra këto. Është tmerr, më pak shqiptarë sesa kanë votuar. Kjo tregon se ato zgjedhje ishin nul dhe te vjedhura. Të jeni të sigurt që vetëhakërim njëjtë si me TIMS. Ka vetëm një rrugë ndaj ne nuk reshtim të sensibilizohemi”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e sotme, grupi i hakerave “Homeland Justice”, njoftoi në rrjetin “Telegram” se nga sulmi që kanë kryer ndaj INSTAT, ka arritur të marrë 100 terabajt të dhëna, ku përfshihen edhe të dhënat e censit, që sipas tyre janë kopjuar dhe hequr nga serverët.